Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca Haxhia, këngëtarja më e dëgjuar në Zvicër

Enca Haxhia, këngëtarja më e dëgjuar në Zvicër
July 12
15:12 2016

Enca Haxhia sot është zgjuar me një lajm të mirë. Mediat Zvicerane paraditen e sotme kanë shkruar për të dhe vetë këngëtarja shprehet shumë e emocionuar. Në një postim në Instagram Enca ka treguar se është pozicionuar si këngëtarja shqiptare më e dëgjuar në Zvicër.

Pas postimit të Encës  Blitz.al kërkoi në portalin “20minuten” i cili e ka shkruar se “Bow Down” është kënga shqiptare më e dëgjuar në Zvicër me më shumë klikime në youtube, e ndjekur nga bashkëpunimi i Gheto Geasy dhe Majk me “Ajo”  dhe Capital T me Dhurata Dorën me “Bongo”.

Një gazetë zvicerane i ka dedikuar këngëtares dhe hitit të saj të fundit në bashkëpunim me Noizyn “Bow Down” një artikull rreth suksesit të tyre.

“U zgjova në këtë mënyrë sot dhe me mesazhet tuaja që më tregonit se arrita të pozicionohem në vendin e parë në listat muzikore në Zvicër. Jam shumë krenare dhe e lumtur dhe për faktin se Zvicra është si një shtëpi e dytë në Europë për mua. Unë jetoj për momente të tilla. # BowDown Muzika nuk njeh kufij.”- ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postit.

Shperndaje