Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca flet për “The Voice of Albania”: “Ata dikur më refuzuan, por tani jam ikona e popit në këtë vend!”

Enca flet për “The Voice of Albania”: “Ata dikur më refuzuan, por tani jam ikona e popit në këtë vend!”
July 11
16:35 2018

 

Opsioni i ri i Instagramit, ku ne mund të drejtojmë pyetje e të marrim përgjigje nga kushdo, duket se është mënyra më e mirë për t’u zbuluar disa “sekrete” personazheve të njohur.

Një nga personazhet që ka përdorur këtë opsion është edhe Enca, e cila ka folur për eksperiencën e saj në “The Voice of Albania”, ku dhe u refuzua.

E pyetur nga një ndjekëse se cila do të qe këshilla që do i jepte një vajze të sapo refuzuar nga The Voice Kids, Enca përgjigjet: “Ja një sekret: Të tilla talent shoë të përdorin aq sa ju duhesh dhe të hedhin në rrugë”.

“Kështu që konsideroje vetëm si një eksperiencë ku ti mund të punosh me veten tënde dhe të mësosh gjëra të reja rreth televizionit dhe spektaklit dhe kaq. Vazhdo puno, stërvit zërin tënd dhe nëse brenda teje ti e di që muzika është qëllimi yt, gjej mundësira të ndryshme pjesëmarrjeje në evente, puno fort dhe puno në studio… nëse është e shkruar për t’u bërë, do të bëhet!”, – vazhdon Enca.

“Shumë dashuri për ty zemër e vogël & mos harro që mua më refuzuan në x fazë dhe në një x talent show para disa vitesh, por tani jamë një ikonë popi në këtë vend! Dhe nëse unë e bëra, edhe ti mund ta bësh!”, – përfundon këngëtarja.

Epo, ja diçka motivuese për kërkënd që ndodhet në një udhëkryq. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje