Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca e lënduar fizikisht dhe emocionalisht! Çfarë ka ndodhur sot me të?

July 25
21:33 2016

...

Me fillimin e sezonit veror të gjithë këngëtarët janë të angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit e një prej tyre është dhe këngëtarja Enca Haxhia. Pak minuta më parë këngëtarja ka ndarë me fansat e saj të Snapchatit një foto ku duket e lënduar në gjurin e saj dhe “fajin” e ka syri i keq.

“U lëndova gjatë një performance por me të vërtetë nuk është ndonjë gjë e madhe. Do të bëja gjithçka për ju”-shkruan Enca bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se pak ditë më parë gjatë një koncerti në Ferizaj teksa performonte këngën “A po t’pëlqen”, Enca është rrëzuar në skenë. Nuk dihet nëse lëndimi që këngëtarja tregon në foto ka qenë si pasojë e atij rrëzimi apo bëhet fjalë për një tjetër incident. Mbrëmjen e kaluar Enca ka qenë në Ulqin duke performuar në një club Nate me Noizyn. Megjithatë lëndimi fizik nuk ka qenë I vetmi pasi në postime të njëpasnjëshme në Snapchat, ditën e sotme Enca ka përmendur dhe një lëndim shpirtëror.

“Miqtë mund të ta thyejnë zemrën gjithashtu”- ka shkruar ajo në një sfond të zi.

“Ju lutem mbajini hipokritët larg nga unë”.

Çfarë të ketë ndodhur vallë me Encën sot? Nëse gjurin ia lënduan takat e larta, po zemrën kush ia thyeu?

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje