Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca dhe Roza Lati si dy pika uji! Çfarë fshihet pas ngjashmërisë së tyre?

Enca dhe Roza Lati si dy pika uji! Çfarë fshihet pas ngjashmërisë së tyre?
March 23
08:32 2017

Enca është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, ndërkohë që Roza Lati është ndër moderatoret me më shumë ndjekës. Të dyja preferohen për stilin e tyre mjaft të lirshëm, të drejtpërdrejtë si dhe për “çmendurinë” që i karakterizon kur bëhet fjala për look-un e tyre.

Fotografia e Encës përpara disa muajsh, ku në një shkrepje portret dukej mjaft mirë edhe pjesa e poshtme e gjoksit të saj, bëri xhiron e rrjetit. Vetëm disa ditë pas Encës, të njëjtën gjë provoi edhe Roza, madje në të njëjtin mur, në të njëjtin pozicion. Ajo çka i ka bërë bashkë në fakt është grimierja Franceska Sageri, një vajzë e talentuar që jeton në Angli, por që është një mike mjaft e mirë e Encës.

Rezultati duke punuar me të dyja, si me Rozën edhe me Encën, ka dalë mjaft i lezetshëm, sepse vajzat duken me të vërtetë bukur. Nuk ju ngjajnë si dy pika uji? Neve te Blitz.al po, por mos të harrojmë se Enca dhe Roza shkojnë mirë me njëra-tjetrën, çka na bën të kuptojmë se kjo ngjashmëri dhe zgjedhje nuk është e rastësishme.

E njëjta grimiere ka provuar të shfaqë talentin edhe te moderatorja e In Tv, Sara Kolami. Ups, mos ndoshta u bënë 3 pika uji? Te këndshme gjithsesi!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje