Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca dhe Noizy nuk flasin më, por momentet më të bukura i mbajnë ende kujtim…

Enca dhe Noizy nuk flasin më, por momentet më të bukura i mbajnë ende kujtim…
October 19
16:15 2017

E gjithë bota e showbizit dhe mediat e komentuan gjatë zënkën mes këngëtares Enca Haxhia dhe reperit Noizy. Ata ishin miq shumë të mirë, i shihnim shpeshherë bashkë dhe prej vitesh ishin pjesë e të njëjtin label “OTR”. Ata kanë sjellë për publikun shqiptar dy videoklipe të suksesshme si “Ata nuk e din” dhe “Bow Down”, por marrëdhënia e tyre u kris një ditë dhe dyshja e njohur iu drejtua një “divorci” muzikor e komenteve thumbuese në rrjete sociale të cilat sot nuk ekzistojnë në llogaritë e asnjërit. Noizy dhe Enca nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram e megjithatë të dy ruajnë kujtime me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Për këtë Mjafton të shohësh profilet e të dyve dhe fotot e publikuara kohë më parë në të cilat Noizy dhe Enca ishin të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse sot nuk flasin, nuk përballen dhe kanë shoqëri të ndryshme, ata nuk e kanë hedhur poshtë shoqërinë e mëparshme, përkundrazi. Kanë zgjedhur të mbajnë kujtime të bukura, momente të fotografuara gjatë klipeve apo në koncerte, në aeroport etj.

Pra, ndryshe nga njerëz të tjerë që kur zihen me dikë fshijnë çdo foto nga rrjete sociale, dy këngëtarët janë një shembull i mirë se edhe e kaluara është pjesë e jetës, edhe pse në të tashmen mund të mos flasësh më. /Blitz.al/

NOIZY

ENCA

 

Shperndaje