Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Enca apo Elvana Gjata? Ermali Mamaqi zbulon se cila nga këngëtaret është paguar më shumë në filmat e tij

Enca apo Elvana Gjata? Ermali Mamaqi zbulon se cila nga këngëtaret është paguar më shumë në filmat e tij
January 12
10:22 2020

Të kesh si protagonsite në filmat e tu, dy nga këngëtaret më të njohura të tregut muzikor shqiptar, është fat dhe sigurisht një promo e madhe për projektet kinematografike respektive. Siç e keni kuptuar po flasim për Ermal Mamaqin dhe faktin që si në “Dy Gisht Mjaltë” ashtu dhe në filmin që vjen për disa ditë pranë publikut “I Love Tropoja”, ai ka pranë në njërin rast Elvana Gjatën dhë në tjetrin Encën.

Por siç është fat është dhe një siklet i madh, sepse kur ftohesh në emisione dhe duhet të zbulosh detaje apo pjesë të bashkëpunimit me këngëtaret, epo thjesht duhet ta bësh, pasi të gjithë janë shumë kuriozë dhe diçka duan të dinë.

Kështu ndodhi dhe mbrëmjen e kaluar në “Shiko Kush Luan”, ku kasti i filmit “I Love Tropooja” ishte i gjithi i ftuar, por pyetjet më të vështira sigurisht ishin barrë e Ermalit. Në një pjesë të emisionit, në një seri pyetjesh, kur nëse nuk përgjigjesh merr dënim, atij ju drejtua dhe kjo frazë: “Cila është akotore më e mirë, Elvana apo Enca dhe cila është paguar më shumë?

Pjesës së parë ai nuk ju përgjigj, ndoshta dhe nga fakti që kishte Encën përballë, megjithatë për pjesën e dytë tregoi se Elvana ka pasur më shumë ditë xhirimi, pra ka punuar më shumë në set. Pra që do të thotë se ajo është paguar më shumë.

Megjithatë kjo s’do të thotë që Enca nuk është paguar mirë, sepse duke e njohur, dyshojmë shumë që kjo të ketë ndodhur.

Ndërkohë për kuriozitetin tuaj, në të njejtën rubrikë Ermali zbuloi dhe arsyen pse nuk e vazhdoi këtë sezon “Xing”-un. Sipas tij, për arsyen e thjeshtë që ju përqëndruar 100% filmit të ri.

/Blitz.al/

Share