Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emri i vajzës së Khloe Kardashian nuk ka lidhje me tradhëtinë e Tristan por me diçka shumë më të thellë se kaq

Emri i vajzës së Khloe Kardashian nuk ka lidhje me tradhëtinë e Tristan por me diçka shumë më të thellë se kaq
April 17
17:41 2018

Khloe Kardashian solli në jetë vajzën e saj të parë në një atmosferë  jo të këndshmë pas videove të tradhëtisë së partnerit të saj. Por çdo gjë është harruar sepse Khloe ka vendosur që të hedh çdo gjë mrapa dhe ta rrisë vajzën e saj bashkë me të atin , basketbollistin Tristan Thomspon. Ajo ka postuar dje një foto nga dhoma e vajzës dhe ka zbuluar edhe emrin e veçantë të saj TRUE (e vërtetë).

 

Fill pas kësaj në media u tha se emri ka lidhje me tradhëtinë e Tristanit por ka qenë Kris Jenner gjyshja e True që ka hedhur poshte këtë lajm. Ajo në një foto të postuar në Instagram ka shkruar:

“Jam shumë e lumtur të mirëpres mbesën time të shtrenjtë True! Një fakt i bukur është se emri i gjyshit tim nga babai ishte True Otis Houghton, kurse emri i vërtetë i babait tim ishte Robert True Houghton, prandaj jam e lumtur që Khloe ia vendosi emrin vajzës True!”- është shprehur Kris .

 

Pra tani mund të jeni më të qetë sepse emri nuk ka asnjë lidhje me tradhëtinë dhe të gjithë janë shumë të lumtur pavarësisht të gjithave.

 

 

Shperndaje