Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emrat më të përfolur të festivalit Coachella: Beyonce, Kendrick Lamar dhe Radiohead

Emrat më të përfolur të festivalit Coachella: Beyonce, Kendrick Lamar dhe Radiohead
November 30
16:13 2016

Festivali më i rëndësishëm e më i njohur në botë, Coachella, ka filluar përgatitjet për vitin 2017 dhe në tryezë janë hedhur emrat e artistëve që mund të performojnë në skenë.

Media të ndryshme kanë mësuar se emrat më të diskutuar për të performuar janë Beyonce, Kendrick Lamar dhe Radiohead.

Consequences of Sounds ka shkruar në një artikull për Coachella-n ku thotë se të tre artistët do të performojnë këtë vit. Beyonce ka shanset më të mëdha të ngjitet në skenë, duke qenë se ky vit ka rezultuar mjaft i suksesshëm për të, me “Formation World Tour”, albumin “Lemonade” dhe me daljet skenike në evente të ndryshme. Duke qenë se axhenda e artistes për vitin 2017 është bosh, Coachella mund të jetë një mundësi për të. Ajo është shfaqur edhe herë të tjera në festival: në 2012-n përkrah bashkëshortit të saj Jay Z dhe në vitin 2014, kur surprizoi motrën e saj, Solange.

Ndërkohë, Kendrick Lamar është një nga reperët më të përfolur të këtij viti, kjo në sajë të bashkëpunimeve të tij me The Weeknd apo Beyonce. Gjithashtu, ai ka treguar se kudo ku Kendrick është, nuk ka asnjë mundësi të mos ketë festë.

Radiohead, nga ana tjetër, është familjarizuar me Coachella-n, pasi ka performuar 2 herë në festival, në 2004-n dhe në 2012-n.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje