Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionohet Soni Malaj, partneri i dhuron një yll…

Emocionohet Soni Malaj, partneri i dhuron një yll…
November 20
12:14 2016

“Tani hapësirës iu shtua edhe një yll, “ylli im”!” – shkruhet në dedikim.

Një nga dhuratat më romantike që tashmë u bëhet personave të veçantë është edhe “prenotimi” i një ylli dhe vendosja e emrit të njeriut të zemrës për të.

Një dhuratë të tillë ka marrë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila ka dashur ta ndajë këtë emocion me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

“Tashmë në hapësirë ndodhet një yll me emrin tim. Nuk mund të dëshiroja një dhuratë më të bukur”, – shkruan e emocionuar Soni për këtë surprizë të bukur, që me siguri e ka marrë nga partneri i saj Klevi. /Blitz.al/

postsoni

Komento
Shperndaje