Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionohet Luana Vjollca: “Më të bukur se ty nuk ka!”

July 08
11:01 2016

Luana Vjollca - Instagram

Duket se Marina dhe Luana Vjollca janë tashmë një dyshe e pandarë  e showbizz-it shqiptar. Ato janë jo vetëm motrat bukuroshe që fillimisht u mësuam t’i shikonim si velina në emisionin “Fiks fare” e më pas si moderatore në programe të ndryshme, përfshi këtu edhe “Top fest”, por duket se janë edhe mbështetëset më të mëdha të njëra-tjetrës.

Jo rrallë herë të dyja motrat postojnë fotografi në rrjete sociale duke shprehur dashurinë që kanë për njëra-tjetrën. Siç duket ka qenë radha e Luanës për t’u emocionuar nga motra e saj, pasi mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës që transmetohej emisioni “Procesi sportiv” ku Marina është moderatore, ajo nuk ka ngurruar të shkrepë një fotografi dhe ta ndajë me të gjithë.

“Vdes të të shoh në TV, sa shumë më pëlqen! Që më të bukur se ty s’ka, këtë e dinë të gjithë! Por ti je shumë më e bukur në shpirt. Të dua Minushe! Krenare për ty!” – ka shkruar Luana poshtë fotografisë.

Ndjekësit e saj kanë komentuar në masë duke thënë se e pëlqejnë shumë marrëdhënien midis motrave dhe urojnë t’i shohin gjithnjë krahë njëra-tjetrës.

Komento
Shperndaje