Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionohet Albërie Hadërgjonaj: “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për ty, engjëlli im”

Emocionohet Albërie Hadërgjonaj: “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për ty, engjëlli im”
September 17
09:23 2016

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj përveçse shumë e dashur për publikun dhe një nga femrat më të bukura të showbizz-it shqiptar, është edhe gjyshe. Jo më kot mediat shpesh i referohen kësaj të fundit si “gjyshja më seksi”. Mirëpo, përtej çdo dyshimi, duket se Albëria, ashtu si të gjitha gjyshet e tjera, është tejet e përkushtuar ndaj mbesës.

Ditën e sotme, mbesa e saj, Elektra, feston ditën e lindjes dhe Albëria nuk ka ngurruar të shprehë emocionet që përjeton këtë ditë me të gjithë ndjekësit e saj në Facebook. “Sot është një ditë e veçantë për mua dhe për ty, engjëlli im i vogël, Elektra. Urime ditën e lindjes, shpirti im! I festofsh edhe 100 të tjera të lumtura, plot shëndet dhe fat! Ti që mbush zemrat tona plot gëzim, dashtë Zoti që ta kesh jetën mbushur me gëzim dhe suksese! Të dua shumë, shpirti im!” – ka shkruar Albëria ndërkohë që ka postuar një foto mjaft të bukur të saj me Elektrën e vogël.

Edhe ne i urojmë ditën e lindjes Elektrës së vogël! /Blitz.al/

 

Shperndaje