Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocionet e vërteta të Ellen DeGeneres kur merr “Medaljen e Lirisë” nga presidenti Obama…

Emocionet e vërteta të Ellen DeGeneres kur merr “Medaljen e Lirisë” nga presidenti Obama…
November 23
09:05 2016

Ellen DeGeneres ka një karakter shumë solar. Komediania dhe prezantuesja e emisionit të famshëm shihet gjithnjë nga publiku duke qeshur dhe të rralla janë ato momente kur ajo mund të shpërthejë në lot. Por këtë herë, lotët e gëzimit nuk i ka përmbajtur dot teksa vlerësohej me “Medaljen e Lirisë” nga presidenti Obama.

Teksa dëgjonte fjalët që thuheshin për të, Ellen nuk ka mundur të qëndrojë indiferente por është prekur dhe sytë i shkëlqenin nga gëzimi.

“Në një karrierë prej 3 dekadash, Ellen DeGeneres ka ngjallur shpirtrat tanë dhe ka sjellë lumturi në jetët tona si një komediane, aktore dhe yll televizioni. Në çdo pozicion që ka mbajtur ajo na ka kujtuar të jemi njerëz të mirë me njëri-tjetrin dhe t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç do të donim ne vetë të na trajtonin. Me anë të forcës së saj të fjalës ajo ka mundur të ndryshojë mendjen e miliona amerikanëve, duke bërë që vendi ynë të shkojë një hap para drejt tolerancës dhe pranimit të të gjithëve. Vazhdimisht Ellen na ka treguar se si edhe një person i vetëm mund ta bëjë botën më të bukur, më të hapur dhe një vend më të mirë për të jetuar për aq kohë sa ne vazhdojmë të jetojmë me dëshirë”, – kanë qenë këto fjalët kushtuar asaj.

Më poshtë ndiqni videon e plotë nga ky moment:

 

Komento
Shperndaje