Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emocione të forta në “Dancing with the Stars”: Mbesa e vogël surprizon Viktor Zhustin në mes të garës!

Emocione të forta në “Dancing with the Stars”: Mbesa e vogël surprizon Viktor Zhustin në mes të garës!
May 05
12:12 2018

Një nga personazhet më të dashura të këtij edicioni special të “Dancing with the Stars” është padyshim aktori i madh, Viktor Zhusti. Mbrëmjen e djeshme, ai pati një performancë të shkëlqyer krah balerinës me të cilën kërcen, Oltës por pjesa kulminante ishte padyshim surpriza që produksioni kishte bërë për aktorin.

Kanë qenë pikërisht vajza e tij dhe mbesa, të cilat kanë udhëtuar nga SHBA drejt e në Tiranë për të surprizuar Viktorin në spektakël. Sigurisht ky i fundit u emocionua pa mase teksa u ul në gjynjë për të përqafuar mbesën e vogël e cila ishte përshtatur tërësisht me formatin duke marrë një pamje balerine.

Produksioni këtë vit ka vendosur që shpesh të bëjë surpriza konkurrentëve pjesëmarrës dhe jurisë, çka i kanë shtuar dinamikën progamit, i cili është ndër më cilësorët në ekranet shqiptare. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje