Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emir Kusturica: “Festivali i Kanës e refuzoi filmin tim sepse unë mbështes Putinin”

Emir Kusturica: “Festivali i Kanës e refuzoi filmin tim sepse unë mbështes Putinin”
April 20
12:43 2016

Prodhuesi serb i filmave, Emir Kusturica, ka thënë se filmi i tij i fundit është bllokuar nga pjesëmarrja në festivalin e filmit në Kanë sepse ai është një nga mbështetësit e presidentit rus, Putin.

Kusturica, i cili është dy herë fitues i çmimit të parë në festivalin e filmit “Palme d’OR”, ka thënë se vetëm paragjykimet politike kanë bërë që filmi i ri “On the Milky Road” të mos përzgjidhej këtë vit.

“Së fundmi vihet re se festivali i filmit në Kanë gjithnjë e më shumë po politizohet”, – ka thënë Kusturica për një gazetë ruse. “Kam dyshimet e mia se filmi im nuk është pranuar si pasojë e një urdhri politik”, – ka vazhduar ai.

Në filmin “On the Mikly Road” personazhet kryesorë janë vetë Emir Kusturica dhe ikona e ekranit italian, Monica Belluçi.

Vetë Kusturica ka pranuar se e ka dërguar filmin një ditë me vonesë përtej afatit përfundimtar, por ai beson fort se nuk është kjo arsyeja se pse filmi është refuzuar pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më përpara dhe nuk ka pasur asnjë penalizim të këtij lloji. Ai beson se juria as nuk e ka marrë në konsideratë filmin, jo më ta shikojë.

Kusturica është një mbështetës i deklaruar i Putinit, madje ai është përjashtuar nga performimi në Ukrainë vitin e kaluar pasi deklaroi se ishte dakord për krijimin e një shteti si Bashkimi Sovjetik i dikurshëm. Ai gjithashtu ka bërë bujë duke hapur shfaqjen në mes të Parisit duke kënduar himnin rus.

Filmi që është bllokuar nga festivali i Kanës ka tri pika kryesore ku fokusohet ngjarja: jeta e një burri duke u ndalur tek eksperiencat e tij në luftë, romanca me një femër që e ndihmoi të jetonte dhe finalja e jetës së tij me pasojat e një të shkuare të turbullt. Momentalisht po punohet që filmi të jepet premierë në festivalin “Bridge of Arts” në qendrën e Rusisë Jugore, Rostov-on-Don në gusht të këtij viti.

Etiketimet
Shperndaje