Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eminem publikon albumin “Revival” dhe 3 këngë brenda tij ia ka dedikuar të bijës për t’i kërkuar falje!

Eminem publikon albumin “Revival” dhe 3 këngë brenda tij ia ka dedikuar të bijës për t’i kërkuar falje!
December 16
22:34 2017

Ditën e djeshme reperi i njohur Eminem ka publikuar albumin e tij “Revival”, një projekt i cili trajton brenda tij ngjarje të ndryshme që përfshijnë politikën, thyerjen e zemrës e madje dhe dëshira e tij të madhe për të qenë i famshëm.

Nëse dëgjon disa nga këngët e albumit kupton se janë një pasqyrim i jetës së tij personale , marrëdhënia me gruan, abuzimet me drogën dhe sfida e të qenit i famshëm dhe një familjar.

Por mes tyre gjen dhe këngë të cilat i janë dedikuar një personi të veçantë, vajzës së stij Hailie Jade e cila sot është 21 vjeç. Jo një por 3 nga këngët e albumit janë frymëzuar nga marrëdhëniet babë e bij.

“Castle” mund të quhet një nga këngët më të forta të albumit me nota dëshpërimi të kënduara në formën e një letre të hapur të babait për vajzën e tij. “Arose” është një tjetër këngë e cila të jep një ndjesi ndryshe kur e dëgjon pasi flet për një person të varur nga drogërat që gjendet në shtratin e vdekjes dhe lutet për falje nga fëmijët e tij. Eminem jo vetëm ia ka dedikuar në parim vajzës këto këngë por emrin e saj e përmend edhe gjatë tekstit.

“Jade është ditëlindja jote. Jade më mungon zemër e vogël”,- thuhet në njërin nga vargjet.

Edhe “In Your Hade” pjesë e këtij albumi është një dedikim për të bijën por në këtë rast duke i kërkuar falje që 80% të repit që ai bën, i dedikohet asaj ./Blitz.al/

Komento
Shperndaje