Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emina Cunmulaj surprizon në mënyrën më origjinale bashkëshortin

July 26
09:22 2016

 

Emina Cunmulaj

Modelja Emina Cunmulaj ka treguar vazhdimisht nëpërmjet postimeve në rrjete sociale se ajo jo vetëm që nuk ka harruar traditën shqiptare por mundohet të krijojë një familje tërësisht me zakone shqiptare edhe pse bashkëshorti i saj është amerikan dhe ajo ka shumë vite që jeton atje. Emina gatuan gjellë tradicionale shqiptare, i këndon vajzës së saj të vogël ninulla në shqip dhe gjithë ato zakone të tjera që i bën çdo vajzë shqiptare në famijen e saj.

Duke pasur parasysh këtë, mund ta imagjinoni se sa e përkushtuar është Emina Cunmulaj ndaj shtëpisë dhe bashkëshortit të saj, i cili është një nga sipërmarrësit më në zë të Amerikës dhe krijuesi i patentës “SBE” në të cilën përfshihet edhe rrjeti i gjerë i restorantevsh. Për ditëlindjen e Sam Nazarian (bashkëshortit), modelja ka vendosur që ndër të tjera të surprizojë të dashurin e saj të zemrës me një tortë gjigande e cila përmban godinën kryesore të zyrave të biznesit të Sam.

Siç mund të shikohet edhe nga fotografia që ajo vetë ka postuar, fillimisht përmasat e mëdha bëjnë që mos të duket si tortë por si një ndërtesë reale! Ne i urojmë Sam Nazarian ditëlindjen si dhe Eminës të vazhdojë të jetë po kaq e përkushtuar ndaj familjes së saj të bukur. /blitz.al/

 

Komento
Shperndaje