Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emina Cunmulaj irritohet me Malësinë: “Turp që e quani veten shqiptarë!”

Emina Cunmulaj irritohet me Malësinë: “Turp që e quani veten shqiptarë!”
November 27
11:11 2017

Nëse të gjithë ne kemi arritur ta mposhtim humorin që na jep moti me shi, duket se modelja e njohur Emina Cunmulaj ka bërë të kundërtën.

Në Instagramin e saj personal, Emina ka shkruar disa rreshta ku duket mjaft e revoltuar me qytetarët e Malësisë pas zgjedhjeve elektorale fundjavën e kaluar.

“Ditë e keqe për Malësinë!”, – shkruan Emina. “Turp! Turp që e quani veten shqiptarë! Votoni për partitë që janë kundër shqiptarëve dhe tani me 28 nëntor do të çoheni e të festoni sepse e quani veten patriotë. Ju jeni kopraca që e shisni veten për ca euro, se ai që shet votën për para, shet veten!”. – shprehet Emina.

Pak javë më parë, ajo bëri thirrje për të gjithë qytetarët e Malësisë, sidomos atyre të Tuzit, të përkrahin partinë “Alternartiva Shqiptare”, por duket se fjala e modeles së njohur ka shkuar në një vesh të shurdhër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje