Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emina Cunmulaj “hap arkivat”; rastësisht zbulon një detaj shumë të bukur…

August 04
18:45 2016

Modelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, përveç arritjeve të saj në sferën profesionale, shpesh është në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare për mënyrën se si i përkushtohet familjes së saj. Si një nënë tipike shqiptare, Emina ka trashëguar të gjitha vlerat dhe virtytet tradicionale, duke u përpjekur të mbajë të lidhur një familje të shëndetshme dhe të bukur.

Ajo shpesh poston fotografi dhe video nga momentet që ndan me bashkëshortin dhe vajzën e saj të vogël, Ella Faria.

Sot Emina ka dashur t’u tregojë gjithë ndjekësve një detaj shumë të bukur që ka zbuluar teksa shikonte fotografitë e dikurshme të saj dhe bashkëshortit, kur ata ishin ende fëmijë. Modelja ka vënë re një ngjashmëri të madhe midis tyre dhe vajzës së vogël, ndaj të tria fotografitë i ka përmbledhur në një kolazh.

“Dhe pastaj ne sollëm në jetë një bebe të mrekullueshme”, – është shprehur Emina, ndërkohë që komentuesit kanë filluar të identifikojnë se cilat tipare vajza bukuroshe ka marrë nga të dy prindërit. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje