Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emina Cunmulaj bëhet nënë

March 29
08:54 2016

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj solli në jetë fëmijën e saj të parë. Vogëlushja quhet Ella Faria Nazarian, peshon 3,360 Kg dhe e gjatë 54 cm. Fotoja e postuar në instagramin e Eminës, tregon qartë lumturinë që modelja po përjeton duke ndarë me ndjekësit e saj foton e parë të familjes që tashmë përbëhet nga tre persona. E vetmja modele shqiptare që ka sfiluar për emrat më të mëdhenj të modës botërore e ka shijuar shumë shtatëzaninë dhe të gjitha etapat e saj i ka shoqëruar me foto në rrjetet sociale. Pa dyshim që pritej edhe fotoja që i jep një status tjetër Eminës, atë të nënës. Urimet kanë qënë të shumta për modelen që thjeshtësia dhe klasi e kanë bërë aq të dashur për publikun. Blitz.al I uron jetë të gjatë vogëlushes dhe të rritet e lumtur!

emina

 

Etiketimet
Shperndaje