Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ema Andrea: Pas polemikave për Berishën pata frikë!

Ema Andrea: Pas polemikave për Berishën pata frikë!
June 14
11:52 2016

“Revoltat e Emës” titullohet intervista e dhënë nga aktorja Ema Andrea për revistën “Mapo” ditën e sotme, ku në një rrëfim të gjatë ajo flet për jetën e saj, për rrugën e vështirë në karrierë, për Teatrin Kombëtar, për problemet e shoqërisë, të artistëve të tjerë, për deklaratat kundër kryeministrit Rama dhe polemikat me familjen Berisha!

Natyrisht, që për asnjërin nga rastet kur jam shprehur hapur publikisht nuk jam bërë pishman. Nuk mund të bëhem pishman pse marr frymë. Por duke parë gjithë atë agresivitet nuk e mohoj që kam pasur pak frikë…”, – shprehet Ema, duke iu referuar reagimeve ndaj saj rreth shkrimit të saj në Facebook ku dënonte ish-kryeministrin Sali Berisha për thirrjet e tij në parlament që qytetarët të merrnin armët! Kujtojmë se krahas shumë komentuesve në Facebook dhe jo vetëm, një ndër replikuesit më të fortë të saj ka qenë djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. (Lexo këtu)

Aktorja nuk druhet të thotë edhe se është ndier disi e frikësuar në një “betejë” në të cilën u ndje e vetme përballë shumë fjalëve kritike, për të cilat realisht nuk mori mbështetjen e duhur, pavarësisht komplimenteve për guximin.

Ndjesia më e keqe është kur pranoj se kam frikë. Sepse frika më sjell nga pas edhe pasigurinë jo vetëm për çfarë kam bërë, por mbi të gjitha për çfarë do të bëj. Në të tilla raste pasiguria më shtyn drejt reflektimit mbi mënyrën se si kam zgjedhur të jetoj në këtë vend, më lëkund besimin në vendimet, ëndrrat dhe idealet e mia… e kjo, besoj, është ndjesia më e hidhur e më e rrezikshme…”.

Por sigurisht që nuk është ky rasti që do ta mposhtë “revoltën” e Emës, të cilën shpesh e kemi parë të shfaqë karakterin e saj rebel sa herë që ka hasur shenja të padrejtësisë në një shoqëri gjithnjë e më shumë në udhëkryq, si kjo e jona.