Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvis Pupa zgjedh një ditë tersi për të dalë në transmetim

Elvis Pupa zgjedh një ditë tersi për të dalë në transmetim
October 29
12:30 2016

Nëse keni pyetur veten e të tjerë vazhdimisht se kur do ta shihni sërish Elvis Pupën në ekran, tashmë e keni një përgjigje. Në datën 8 nëntor, në orën 21:00, bëni mirë ta çoni televizorin te “T hd” për të shuar kuriozitetin.

“…M’fal për shprehjen” do të mund ta shihni jo çdo të shtunë e as çdo të premte, por çdo të martë.

Për supersticiozët, e marta është një ditë tersi, por për Elvis Pupën jo, përderisa e ka zgjedhur si ditën e programit të tij në Digitalb. Visi do të na bëjë për të qeshur të martave, kështu që kjo ditë nuk do të jetë më e zakonshme apo ditë “tersi” për ne që do ta shohim nga ekrani.

Gjithsesi, e gjitha pritet të zbulohet në datën 8 nëntor. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje