Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvis Pupa surprizon fansat! Ja personazhi i njohur që do të ketë në krahë në “6 ditë pa Elvisin”

Elvis Pupa surprizon fansat! Ja personazhi i njohur që do të ketë në krahë në “6 ditë pa Elvisin”
September 27
22:55 2016

Është përcjellë me mjaft pëlqyeshmëri nga publiku fakti që ish-emisioni i Ermal Mamaqit në “Digitalb” do të zëvendësohet nga një personazh po aq i pëlqyer siç është Elvis Pupa, i cili do të sjellë një dimension të ri të vetes në “6 ditë pa Elvisin”.

Mirëpo duket se surprizat nuk kanë të mbaruar me kaq, pasi ky i fundit vetëm përpara pak orësh ka treguar në llogarinë e tij në Facebook se në këtë rrugëtim të ri nuk do të jetë vetëm. Përkrah tij do të jetë edhe aktori Ervin Bejleri. Të dy djemtë kanë pasur një bashkëpunim më se të suksesshëm në spektaklin “Portokalli”, ku luanin rolet e Ninit dhe Vinit. Pas një kohe të gjatë, djemtë kanë vendosur të bashkohen sërish pasi duhet thënë se ata kanë qenë ndër më të pëlqyerit e publikut.

Pranë tyre shfaqet edhe aktorja Olta Daku. Elvis Pupa nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje ndaj vetëm ka pyetur ndjekësit: “Gjeni çfarë do të na bashkojë së shpejti?”, ndërkohë që menjëherë komentuesit janë shprehur mjaft entuziastë për këtë ribashkim të aktorëve dhe presin me padurim t’i shohin sërish krah njëri-tjetrit.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë pikërisht për emisionin “6 ditë pa Elvisin”, por duke qenë se më parë aktori e ka konfirmuar rolin e tij si drejtues i këtij emisioni, me shumë mundësi bëhet fjalë pikërisht për këtë projekt.

/Blitz.al/

Elvis Pupa - Facebook

Komento
Shperndaje