Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvis Pupa: “Humori i Florjan Binajt nuk më ka bërë asnjëherë për të qeshur!”

Elvis Pupa: “Humori i Florjan Binajt nuk më ka bërë asnjëherë për të qeshur!”
November 10
18:09 2017

“Portokalli” ka shërbyer që në fillimet e saj si trampolinë drejt famës për shumë emra të njohur të humorit që sot dinë të jenë suksesshëm në rrugën e tyre edhe pas largimti nga ky spektakël.

Një nga këto emra është edhe Elvi Pupa, i cili sezonin e kaluar televiziv drejtoi shoë-n, “M’fal për shprehjen!” në T, Digitalb e tashmë është në proçes e sipër për një tjetër shoë.

Të shtunën e kaluar, Elvisi ishte i ftuar në spektaklin, “Shiko Kush Luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës. E teksa u pyet se cili ishte ai aktori humori që nuk e kishte bërë asnjëherë për të qeshur, Pupa u përgjigj: “Ou, më e mirë s’më pëlqen sesa ta ha [ushqimin]… le t’i ngeli hatri! Një emër… Florjan Binaj!”

I pyetur nga moderatorja për arsyen, aktori është shprehur me humor: “Jam i mençur, edhe këtë s’e haj, edhe Florit i bëj reklamë!”

Nuk e dimë nëse Elvisi e kishte me të vërtetë deklaratën e tij për humorin e Florit apo ishte thjeshtë një shaka, por mund të themi se i bëri goxha “reklamë”. /Blitz.al/

 

 

 

Komento

Shperndaje