Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvis Pupa: “Daku, mos e kthe kokën fare”

Elvis Pupa: “Daku, mos e kthe kokën fare”
August 12
14:47 2016

 

Menjëherë pas koncertit në sheshin “Nënë Tereza”, Dua Lipa performoi në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

Duke mos u mjaftuar me performancën në shesh, shumë të rinj i janë drejtuar “club”-it për të parë Duan, por entuziazmin, mesa duket, e kishin “harruar” në shesh.

Elvis Pupa ka postuar ditën e sotme një video nga performanca e Duas, ku duket atmosfera e vakët në “club” dhe indiferenca e atyre që ishin aty për ta ndjekur. Atij i ka bërë përshtypje fakti që publiku në “club” është tejet indiferent ndaj artistes, që tashmë është e njohur edhe në botë.

“-Daku, mos e kthe kokën fare!

-Po pra. Më plasi mua për të parë këtë!

-Ashtu?! Mos e shif. Leje si të dh*me!

-Normal. Ne s’kemi ardhur për blerë pordh*t e kësaj, kemi ardhur për të shitur tonat”, – ironizon aktori i humorit të pranishmit në koncertin e orëve të vona të së mërkurës.

 

 

Komento
Shperndaje