Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana nuk është asnjëherë “Njësoj”

Elvana nuk është asnjëherë “Njësoj”
July 01
19:32 2016

Artistja Elvana Gjata pak minuta më parë publikoi edhe këngën e saj më të re me titull “Njësoj”. Edhe pse kënga ka këtë titull, duket qartë që Elvana nuk është njësoj asnjëherë për sa i përket muzikës dhe imazhit të saj në videoklipe. Këtë herë e shohim me kaçurrelat e famshme, të cilat i shfaqi disa muaj më parë në rrjetet sociale pa treguar se ishin pjesë të videoklipit, pa treguar se ka muaj që punon për të sjellë këtë variant final të një kënge që, pa diskutim, do të jetë një nga hitet e kësaj vere.

Elvana e di mirë kur është momenti i duhur për të sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme publikimet e reja. Edhe pse videoklipi ka disa javë që është gati, u zgjodh data 1 korrik për t’ia prezantuar publikut dhe fansave të saj, të cilët e kanë pritur me padurim rikthimin e artistes së tyre të preferuar.

Elvana shfaqet shumë në formë, por kjo nuk është diçka e re. Çfarë e bën të veçantë këtë këngë është fakti që flet për ndarjen dhe është kaq e kërcyeshme.

Kënga flet për një çift që, edhe pse të ndarë, vazhdojnë të ndiejnë për njëri-tjetrin, por falja në këtë rast është shumë e vështirë. Të dy janë “Njësoj”, të dy ndiejnë “Njësoj”… Videoklipi është  realizuar mjeshtërisht nga “MAX Production” dhe sigurisht që kënga është produksion i studios “Three Dots”, me muzikë dhe tekst nga  Flori Mumajesi.

Shijoni videoklipin më të ri të Elvana Gjatës…

Per Gjermani

Shperndaje