Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana nesër në “Altar”

Elvana nesër në “Altar”
April 21
13:17 2016

Dita e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme për artisten Elvana Gjata. Pak kohë më parë ajo i çuditi të gjithë teksa postoi në instagram #Altar. Fansat u bënë konfuzë duke menduar se diçka e re po ndodhte në jetën private të Elvanës. Më vonë kuptuan se vërtetë po ndodhte diçka por #Altar ishte projekti i biznesit të saj më të ri.

Pas shumë vitesh karrierë në muzikë, ajo ka investuar në një biznes i cili lidhet me ditën më të rëndësishme në jetë, martesën. Pas prezantimit të koleksionit “Mokita” nga Valdrin Sahiti mediat shkruan se ky koleksion do të vinte edhe në Tiranë dhe do të ishte pikërisht në “Altar”. Blitz.al ka zbuluar se nesër do të jetë edhe hapja e madhe e një bashkëpunimi mes artistësh. Të gjithë ata që duan të jenë të veçantë për çdo event por në mënyrë speciale në ditën e tyre më të rëndësishme, “Altar” do të jetë vendi i duhur. Elvana Gjata ka vendosur emrin e saj në një biznes të cilin e ka shumë përzemër dhe jo pa qëllim ka zgjedhur të bashkëpunojë me një stilist shqiptar. Koha ka treguar se nëse investon dashuri e pasion në atë që bën suksesi është i padiskutueshëm ashtu si në muzikë që çdo projekt i Elvanës është “dashuruar” nga publiku.

el 2

Etiketimet
Shperndaje