Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana Gjata shton milionat në tri javë

Elvana Gjata shton milionat në tri javë
November 21
19:21 2016

Kohët e fundit shumë këngë janë kthyer në hite, madje kanë thyer rrjetin me numrin e lartë të klikimeve.

Një ndër këto këngë është edhe “Lejla” e Elvana Gjatës në bashkëpunim me dy reperat kosovarë, Capital T dhe 2PO2.

“Lejla” është publikuar 3 javë më parë dhe ka arritur plot 10 milionë klikime në You Tube, duke lënë pas shumë kolegë të estradës.

Lejla në lokal, lejla në klub, lejla në makina, lejla edhe në dush, pra për një kohë shumë të shkurtër “Lejla” është kthyer në fenomenin e të rinjve shqiptarë. Edhe vetë artistët i janë gëzuar këtij suksesi të projektit të tyre të ri. Reperi Capital T ka postuar në profilin e tij në Instagram foton e klikimeve dhe shprehet i lumtur nga kjo arritje e radhës e treshes së fuqishme të showbiz-it shqiptar.

“Lejla” qëndron gjithashtu në vend të parë (për disa javë radhazi) edhe sa i takon renditjes së këngëve shqiptare në listën e  “Top Awards”. /Blitz.al/

 

10Milion / 3 javë #Lejla @elvanagjataaaa @besnik2po2 @iamflorimumajesi ☔️☔️☔️☔️

A video posted by Capital T (@truekapo) on

Komento
Shperndaje