Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana Gjata për viktimat e Mynihut: Lutem për ju, gjaku im!

Elvana Gjata për viktimat e Mynihut: Lutem për ju, gjaku im!
July 23
12:37 2016

Nga sulmi i djeshëm në një qendër tregtare në Mynih mbetën të vrarë 9 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarë.  Në një ditë zie si kjo, jo vetëm për popullin gjerman por edhe atë shqiptar, Elvana Gjata është këngëtarja parë e cila i ka kthyer sytë drejt këtyre familjeve, të cilat kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur. Ajo ka shprehur ngushëllimet e saj dhe është solidarizuar me dhimbjen familjeve të viktimave, që, siç i quan edhe ajo, janë gjaku i saj. Nëpërmjet një statusi në Instagram, këngëtarja është shprehur se ndjen dhimbje kur mendon se si ëndrrat dhe rinia e tyre u prenë në mes si pasojë e atij sulmi.

“Nuk gjej fjalët për atë që ndodhi dje në Mynih, për të gjithë ata të pafajshëm jeta e të cilëve u mor padrejtësisht nga një tjetër akt mizor..
Shoh fotot e Armelës, Diamantit, Sabinës dhe tmerrohem! Ndiej një dhimbje të madhe në shpirt kur mendoj se si ëndrrat e tyre, rinia e tyre, u pre në mes vetëm sepse qëlluan në atë qendër tregtare.
Ngushëllimet më të thella për familjet tuaja, që janë edhe familjet tona! Sepse ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë. Lutem për ju, gjaku im!”- shkruan Elvana në Instagram./Blitz.al/

...

Komento
Shperndaje