Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana Gjata: Ne vlejmë edhe pa lejla…

Elvana Gjata: Ne vlejmë edhe pa lejla…
November 02
13:10 2016

Këngëtarja Elvana Gjata është momentalisht duke shijuar  suksesin e këngës “Lejla”, në bashkëpunim me Capital T dhe 2PO2. “Lejla” jo vetëm që ka arritur të marrë shumë klikime në kanalin Youtube që prej lançimit, por është bërë edhe pjesë e të gjitha “club”-eve më në zë të vendit, duke u dëgjuar dhe pëlqyer në masë nga publiku.

Elvana vetëm përpara pak minutash ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi, në të cilën tregohet në trenin që shohim në klip. Kjo fotografi nga xhirimet e ka frymëzuar këngëtaren që si përshkrim të fotografisë të vendosë një pjesë të tekstit të këngës: “Krejt industria sytë në lejla, ama ne dhe pa to po vlejna…”, – ka shkruar ajo duke etiketuar edhe Capital T, duke qenë se kjo frazë i përket pikërisht atij në këngë.

elvana-gjat

Siç dihet me ‘lejla’ në këtë frazë, Elvana Gjata dhe Capital T, i janë referuar kartëmonedhës së 500 euros që është në këtë ngjyrë. E duhet thënë në fakt se muzika e mirë që i dhurojnë artit shqiptarë këta të fundit, nuk ka një çmim në vlerë monetare… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje