Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana Gjata më në fund thyen heshtjen…

Elvana Gjata më në fund thyen heshtjen…
June 29
15:04 2016

Po Elvana Gjata, nga ka humbur?

Kjo është pyetja që shumë fansa të këngëtares e bëjnë prej muajsh, aq më tepër në këtë periudhë kur shumë prej këngëtarëve të momentit lançojnë këngët e tyre me shpresën për t’i bërë hite të verës.

Dihet që daljet artistike të këngëtares janë shumë të kuruara e të mirëmenduara ndaj nuk është çudi kjo “heshtje” artistike nga ana e saj. Po aq e kujdesshme Elvana tregohet edhe në  rutinën e saj të çdo dite, zgjedh me kujdes vendet që frekuenton për të qenë larg syve kuriozë. Shumë pak e ekspozuar, larg skandaleve mediatike që nuk bëjnë pjesë në stilin e saj të kërkimit të vëmendjes, thuajse hermetike sa u përket çështjeve të zemrës, por gjithmonë modeste, e përulur para fansave dhe mirënjohëse për mbështetjen e tyre, Elvana Gjata duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur në këtë mishmash showbizz-i e kjo e bën  të thyejë rekorde për çdo hit që i prezanton publikut. Sepse Elvanën e duan njësoj, si në skenë ashtu edhe jashtë saj…

Pavarësisht daljeve të rezervuara, Elvana Gjata është lajm edhe pse pak material ka mbi të; ajo nuk është kurrë larg vëmendjes mediatike. Të gjithë mezi presin që Elvana të lëshojë një sinjal sado të vogël për një projekt muzikor dhe e sigurt që të gjithë janë në gjueti shtrigash për të mësuar sa më shumë deri në bërjen publike.

Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe në këtë rast, edhe pse Elvana nuk është prononcuar ende, por ajo që kemi mësuar është se klipi i ri është xhiruar nën kujdesin e “Max Production” dhe do të lançohet brenda kësaj jave. Kënga, e cila është krijuar në studiot e “Threedots Production”, titullohet “Njësoj”.

Një gjë është e sigurt, fansat e Elvanës (dhe jo vetëm) janë të bindur që ajo do të vijë po njësoj edhe këtë herë: e bukur dhe me një superhit!