Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana Gjata është shtatzënë aq sa Lori Hoxha do të martohet me Brunon

Elvana Gjata është shtatzënë aq sa Lori Hoxha do të martohet me Brunon
November 14
19:26 2016

Mbrëmja e djeshme, e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti në  “Altar”, pa diskutim që bëri shumë zhurmë… E gjithë vëmendja u spostua te të ftuarat speciale, edhe pse kjo darkë ishte një mënyrë e veçantë për të prezantuar koleksionin e ri. Të gjitha janë të dashura e të pëlqyera nga publiku, por vëmendjen më të madhe e mori Elvana Gjata. Lajmi për shtatzëninë e saj, nisur nga një video që Lori Hoxha postoi në Snapchat, tërhoqi vëmendjen e menjëhershme të publikut apo mediave online. Filluan teoritë konspirative nëpër komente, nisur nga fakti se pse Elvana anuloi të gjitha koncertet e saj në sezonin veror e deri te videoja që Flori Mumajesi publikoi një javë më parë, e cila kishte të bënte me barkun e një nëne në pritje të ëmbël. Të gjitha këto për faktin se artistja ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Të jemi të sinqertë, kjo darkë e famshme ka prodhuar shumë lajme sot, madje edhe një propozim për martesë nga ana e Lorit për këngëtarin Bruno, por a është në të vërtetë Elvana Gjata shtatzënë? Lori Hoxha ka publikuar pak më parë atë që mendon vërtet lidhur me videon e publikuar prej saj mbrëmjen e djeshme, duke qenë se në këtë video duket barku paksa i rrumbullakosur i Elvanës. Mesa duket, ka qenë pozicioni i saj i ulur që e tregonte kështu. Ndër të tjera, Lori ka shtuar se e vetmja vajzë shtatzënë që njeh për momentin dhe që e do shumë është motra e saj, Sara.

snap

Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e artistes Elvana Gjata, Andy Gramm, i cili duke qeshur tha: “Sigurisht që asnjë nga këto lajme nuk është i vërtetë. Nëse Elvana është shtatzënë, atëherë edhe Lori do të martohet me Brunon”.

Do të ishte një lajm shumë i bukur nëse Elvana do të ishte në pritje të ëmbël, por mesa duket duhet të presim për këtë. Një lajm që është i sigurt nga mbrëmja e djeshme: kjo darkë na dehu të gjithëve. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje