Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elvana dedikim Florit: Gjithçka e kam mësuar prej teje

Elvana dedikim Florit: Gjithçka e kam mësuar prej teje
August 23
14:08 2016

Sot këngëtari Flori Mumajesi feston ditën e tij të lindjes. Urimet kanë qenë të shumta por njëri prej tyre, me fjalë të thjeshta dhe  të sinqerta ka qenë ai i Elvana Gjatës. Prej vitesh miq dhe kolegë në muzikë, Elvana dhe Flori kanë prodhuar hite të shumta dhe gëzojnë simpatinë e mijëra fansave shqiptarë e të huaj.

Elvana i ka uruar ditëlindjen mikut të saj duke u shprehur se që në lindje ai është bekuar me muzikë të cilën e krijon nga shpirti. Ajo shkruan se prej saj ai ka duartrokitjen më të madhe të mirënjohjes, për gjithçka ka mësuar prej tij.

“Në ditën e lindjes tënde je bekuar me muzikë, dhe ti e krijove prej shpirtit,ja dole, që ajo të jetojë përgjithmonë…
A nuk ndihesh krenar?
Me siguri po. Njësoj dhe unë.
Sot në ditën tënde të lindjes ke duartrokitjen më të madhe të mirënjohjes time për gjithçka që kam mësuar prej teje!”-shkruan Elvana në Instagram./Blitz.al/

 

Shperndaje