Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elsamedi ironizon Danjelin: Na ka ardhur një kafshë e re në shtëpi. Këto janë shenjat pas martese

Elsamedi ironizon Danjelin: Na ka ardhur një kafshë e re në shtëpi. Këto janë shenjat pas martese
May 31
15:11 2017

Elsamedi ka qenë një ndër banorët të cilët e ka përshkruar martesën në “Big Brother” të Fotinisë dhe Danjelit si një strategji për lojë dhe famë. Ai e ka ironizuar prej ditësh Danjelin dhe një përballje çunat e kanë pasur ditën e sotme.

Djemtë ishin ulur bashkë në oborr, por mes Danjelit dhe Elsamedit nisën ironitë.

Më pas, Elsamedi futen në kuzhinë e Olsi dhe Danjelin flasin për të. Danjeli i thotë se i ka përmendur familjen dhe për këtë nuk mund ta falë. “Ai është dele. Ai më tha e lë lojën. I thashë e lëmë bashkë nëse je burrë, por ai është fëmijë, më parë e kishte bërë edhe Musa”, – thotë Danjeli.

Elsamedi rikthehet në oborr duke iu bashkuar Danjelit dhe Olsit. Danjeli nis ta ngacmojë sërish. “Sa djalë i mirë je bërë!”- i thotë ai Elsamedit. “Ah moj qyqe çfarë do të bëj unë ty që flet gjithçka!”- tha Elsamedi.

Danjeli vazhdon ta ngacmojë duke bërë si dele, ndërsa Elsamedi shprehet: “Na ka ardhur një kafshë e re në shtëpi pas martesës, këto janë shenjat pas martese”. “Sa peshë e lehtë që je!”- i thotë Danjeli.

“Unë jam peshë e lehtë, por jam tru i rëndë”,- reagon Elsamedi, i cili më pas nis të bëjë rima duke ironizuar Danjelin.

“Ti nuk di se çfarë të flasësh. Je një person vetëm me 1 giga tru”,- i thotë Danjeli. Elsamedi reagon duke i thënë se Danjeli është ai që përdor vetëm të njëjtat gjëra në debatin me të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje