Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ellie Goulding mohon lajmin e shtatzënisë me Princin Harry

Ellie Goulding mohon lajmin e shtatzënisë me Princin Harry
October 07
12:14 2016

Ellie Goulding ka mohuar lajmin e shtatzënisë me Princin Harry në një lidhje direkte  në një shfaqje australiane. Prezantuesja fillimisht ka pyetur këngëtaren për promovimin e projektit të saj të ri dhe më pas ka bërë pyetjen: “Je duke pritur një fëmijë nga Princi Harry?”:

“Nuk pres një fëmijë nga Princi Harry, mos më bëni të skuqem tani”.

Këngëtarja dhe Princi Harry janë takuar në dasmën e Princit William në 2011-m. Edhe pse ata pretendonin se ishin miq, një burim i afërt ka thënë se ata janë bashkë, madje Harry thotë se Ellie është si një frymë në ajrin e freskët.

Harry mendon se Ellie është e mrekullueshme dhe është shumë i lumtur që ajo është pranë tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje