Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ellen DeGeneres “shkruan historinë” në “People’s Choice Awards 2017”! Ja arsyeja…

Ellen DeGeneres “shkruan historinë” në “People’s Choice Awards 2017”! Ja arsyeja…
January 19
09:26 2017

Sigurisht që Ellen DeGeneres është një nga personazhet më të dashur të publikut dhe duhet thënë se ajo e meriton vëmendjen dhe dashurinë e tij.

Mbrëmjen e djeshme, në ndarjen e çmimeve “People’s Choice Awards 2017”, ajo ka marrë plot 3 çmime duke thyer rekordin e mëparshëm.

Ka qenë Justin Timberlake ai që e ka ftuar moderatoren të marrë çmimet dhe ka folur me fjalë shumë të mira për të, duke e quajtur një presidente të lirisë dhe fjalës.

DeGeneres është parë e përlotur teksa ka dëgjuar të flitet aq mirë për të. Modestia, në fakt, është arma e saj më e fortë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje