Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi, një nuse tradicionale! Zbulon për ne pajën që do të marrë ditën që do të martohet…

Elita Rudi, një nuse tradicionale! Zbulon për ne pajën që do të marrë ditën që do të martohet…
September 18
14:54 2018

Gjiko dhe Elita Rudi më në fund kanë vendosur të bëjnë hapin e madh dhe të finalizojnë në martesë dashurinë e tyre. Fansat janë shumë kuriozë të dinë gjithçka mbi ceremoninë që do të mbahet më 21 shtator në Ferizaj, një dasmë e madhe me plot 700 të ftuar.

Ajo që nuk e kishim menduar është se Elita Rudi në fakt qenka një nuse tradicionale. “Countdown”-in deri në ditën e ceremonisë ajo jo vetëm që po e përjeton plot emocion, por po e tregon me nga një element të veçantë çdo ditë.

 

 

View this post on Instagram

 

5

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Ditën e djeshme ajo publikoi një video, duke zbuluar disa detaje të dekorit të shisheve të verës që do të serviren në dasmën e saj. Në kapak ishin gdhendur inicialet e nuses dhe dhëndrrit, Elita dhe Asdren. Ndërkohë që sot ajo ka zbuluar një nga elementët më të veçantë të një nuseje tradicionale. Zakonet shqiptare e kanë që sa herë një vajzë martohet, merr me vete pajë, dantella të shumta dhe elementë zbukurues për t’i pasur në shtëpinë e re bashkëshortore.

Në foton që Elita ka publikuar duke treguar se kanë mbetur vetëm katër ditë nga mbrëmja e madhe, shihet se si paja e saj është bërë gati; aty mund të dallosh dantellat e punuara me grep, qëndismat e të gjithë elementët që zakonisht nuset fusin në pajën e tyre. Nuk na e kishte marrë mendja që Elita do të ishte një nuse tradicionale e kohërave moderne. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

4

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Komento
Shperndaje