Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi nën hapat e Kylie Jenner: Moderatorja simpatike e ka gjithë potencialin për të shkëlqyer!

Elita Rudi nën hapat e Kylie Jenner: Moderatorja simpatike e ka gjithë potencialin për të shkëlqyer!
December 20
11:51 2017

Na është dukur gjithmonë habi se si më e vogla e klanit Kardashian, Kylie arriti të kryesonte listën e “Forbes” me fitimet më të mëdha nga linja e saj kozmetike e cila shitet me sekonda.

E ndonëse kjo formulë ka ekzistuar gjithmonë në SHBA, sepse zakonisht personazhet e njohur marrin iniciativa për të pasur produktet me emrin e tyre që më pas të gjenerojnë edhe më shumë para, në Shqipëri e Kosovë ka qenë një opsion i rrallë.

Ka qenë moderatorja bukuroshe, Elita Rudi, e cila ka vendosur të marrë një hap të tillë, duke lançuar linjën e saj të produkteve, më sakt kremrave që mbajnë pikërisht emrin Elita. Nëpërmjet Instagramit kemi parë se shitjet po i shkojnë mjaft mirë, madje njëri prej produkteve bëri ‘sold out’ për 24 orë, detaj ky që na tregon se Elita po ecën në hapa të mirë e të sigurtë.

Mos u habisni nëse një ditë Elita prek të njëjtin sukses si Kylie, bota virtuale do veçse marketing të mirë, asgjë më tepër! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje