Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi “ia mbledh” Çanit

Elita Rudi “ia mbledh” Çanit
March 25
20:46 2016

E dëgjuat dhe ju, apo ende jo? Dikush ia ka mbledhur Çanit të “Zonë e lirë”! Po, po, Arjan Çanit! Mbrëmjen e sotme si çdo të premte ai ka nisur programin me të ftuarën e tij të parë, moderatoren nga Kosova Elita Rudi.

Elita kishte ardhur në studion e Çanit për të promovuar klipin e saj të parë ”Andërr”. Mes batutash hidh e prit të moderatorit, gjithçka dukej normale deri në momentin e prezantimit të klipit. Elita iu drejtua Ledios së famshëm në regji se nuk e kishte shkruar si duhet titullin e këngës së saj dhe përcaktimi “erotik” që kishte përdorur në strish, i është dukur jo i përshtatshëm për televizionin Klan. Në strish ishte shkruar ”Ëndrra erotike e Elitës” dhe Çani u përpoq t’i shpjegonte kuptimin e fjalës erotike duke i sugjeruar të mos e ngatërronte me termin “seksuale” por moderatorja vazhdoi këmbënguljen e saj.

Fillimisht Ledio në regji u përgjigj me “Jo“ por pas pak sekondash, strish-a u zhduk nga ekrani, dhe nuk pati më një të dytë për Elitën. Hmmmm interesante kjo, sidomos për Çanin që nuk lejon shpesh ti japin urdhëra në emision. Dikush “ia mblodhi “atij live dhe brenda në shtëpinë e tij!

Shperndaje