Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita Rudi dhe Gjiko për një arratisje romantike drejt Turqisë

Elita Rudi dhe Gjiko për një arratisje romantike drejt Turqisë
October 23
18:01 2016

Ditën e djeshme është zbuluar një tjetër lidhje midis personazheve të njohur shqiptarë. Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë filluar një romancë të re.

Ditën e sotme ata kanë postuar në rrjetet sociale foto në Turqi, edhe pse shfaqen vetëm. Mesa duket, pas Marinës dhe Getoarit, një tjetër çift i njohur kanë zgjedhur Turqinë për një arratisje romantike.

Elita dhe Gjiko kanë bërë foto në të njëjtin vend dhe kjo sigurisht që nuk është një rastësi. Le të shohim në qoftë se Elita dhe Gjiko do të na surprizojnë me një foto së bashku apo do të vazhdojnë të mbajnë marrëdhënien e tyre larg rrjeteve sociale. Foto të tilla nga i njëjti lokacion moderatorja seksi i bënte edhe me futbollistin Bekim Balaj dhe ndonëse ishin në një lidhje ajo s’e pranoi kurrë në publik marrëdhënien mes tyre.

/Blitz.al/

elita gjiko

Komento
Shperndaje