Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita dhe Gjiko sapo dëshmuan se janë një çift për t’u marrë shembull!

Elita dhe Gjiko sapo dëshmuan se janë një çift për t’u marrë shembull!
April 04
10:13 2017

Një histori dashurie që nuk është pranuar kurrë, por që ka ngjallur një kureshtje të madhe në publik është ajo mes moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko. Është përfolur shpesh se ata janë të lidhur prej muajsh tashmë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta pohojë këtë gjë. Gjiko më herët në emisionin “Thumb” është shprehur se për të moderatorja më seksi e ekranit është pikërisht Elita.

Pra, nuk mund ta mohojë se ajo është e preferuara e tij. Së fundmi është publikuar nga artistët shqiptarë një foto ku ata shfaqen shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata ndodhen në kinema dhe Gjiko si një mashkull shumë i dhënë pas vajzës që ka në krah është duke i dhënë asaj kokoshka.

Duke i parë dhe duke i përshkruar, romanticiteti në këtë foto është në kulmin e tij dhe padyshim mendimi i parë që të shkon ndërmend është se mes tyre ka më shumë se thjesht miqësi. Ndoshta ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, por në sytë e publikut emrat e tyre gjithnjë do të lidhen bashkë./Blitz.al/

Shperndaje