Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elita dhe Gjiko, çifti i “çmendur” i çdo filmi romantik! Këtë e vërteton urimi që reperi i bëri moderatores për ditëlindje

Elita dhe Gjiko, çifti i “çmendur” i çdo filmi romantik! Këtë e vërteton urimi që reperi i bëri moderatores për ditëlindje
June 28
12:24 2017

Gjiko dhe Elita Rudi tashmë po e shijojnë dashurinë e tyre publikisht. Për këtë më shumë të gëzuar janë pa diskutim fansat e të dyve, të cilët prej kohësh i gjurmonin në postimet e ndryshme të Instagram-it. Ka qenë pikërisht ditëlindja e Elitës shkaku që lidhja mes reperit dhe moderatores të shfaqej hapur, duke qenë se të dy kanë shkuar ta festojnë në Santorini, ishullin grek me panoramën aq shumë të pëlqyer.

Ata kanë shijuar çdo moment, kanë shëtitur në gjithë ishullin me motor, duke na bërë edhe ne dëshmitar përmes postimeve, aq sa një moment na u duk sikur po shihnim episodin e një filmi romantik, ku djali është aventurieri dhe vajza ajo shembullorja e qetë. Gjiko me siguri do ta ketë mbushur me dhurata Elitën për ditëlindje, por publikisht ai e ka uruar kështu në postimin  e pak minutave më parë:

“Hepi birthdej matherfaker!” dhe një zemër bashkangjitur.

Një urim fiks i një çifti të “çmendur”, po ashtu si fotoja e postuar krahas shkrimit ku Gjiko e mban Elitën në shpinë.

Sa mirë që Elita dhe Gjiko po duhen publikisht, sepse tashmë nuk do na duhet të shohim seriale apo filma romantikë me dy të dashuruar të çmendur. Ja ku e kemi një shembull konkret!  Shpresojmë shumë që ata të kenë fundin e lumtur, njësoj si në filma./Blitz.al/

Komento
Shperndaje