Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elisa Spiropali “braktis” Saimir Tahirin: “Nuk e kam pasur kurrë mik!”

Elisa Spiropali “braktis” Saimir Tahirin: “Nuk e kam pasur kurrë mik!”
January 17
20:44 2018

 

Skandali i drogës që preku ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri bëri që ky i fundit të përjashtohet nga PS dhe të humbasë të gjitha funksionet që kishte në parti.

Bashkë me funksionet politike, skandali i ka kushtuar atij edhe marrëdhëniet me antarë të tjerë partie.

Elisa Spiropali, pjesë e PS dhe deputete në Kuvend, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Vila 24” ka treguar me Tahirin nuk kanë qenë kurrë miq.

“S’kam patur asnjëherë marrëdhënie miqësore me Tahirin, por një respekt të ndërsjelltë për punën në PS”, – tregon Spiropali.

E pyetur për dosjen “Tahiri”, deputetja shprehet: “Është një frymë jo e mirë për punët që politika i fut hundët, të gjitha ndikimet e tjera janë luftë politike për të shkarkuar kundërshtarin”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje