Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eli Fara kthehet në adoleshencë, zbulon për të gjithë se si dukej atëherë

Eli Fara kthehet në adoleshencë, zbulon për të gjithë se si dukej atëherë
April 12
07:05 2017

Këngëtarja e njohur Eli Fara është një ndër gratë më të bukura të skenës shqiptare. Ajo vazhdimisht komentohet si një nga ato të cilat nuk njohin as moshë dhe as vite që kalojnë, sepse imazhi i tyre mbetet gjithnjë rinor dhe i kuruar. Dhe në fakt ashtu është vërtet.

Por, shtuar gjithë komenteve pozitive që publiku ka gjithnjë për Elin, kjo e fundit ka vendosur të ndajë një copëz nga jeta e saj si adoleshente në Instagram. Këngëtarja ka shpërndarë një fotografi të vjetër, kur ajo ka qenë 15 vjeçe, e veshur me një kostum popullor të zonës së Korçës.

Sigurisht, edhe këtë herë nuk kanë pritur ndjekësit e saj të shprehin komplimentet e tyre, ndërkohë që një prej tyre ka qenë edhe vajza e saj, Marina, e cila i ka shkruar: “Jeta ime”. /Blitz.al/

Shperndaje