Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eli Fara feston ditëlindjen,  dhe Marina ka një urim special për nënën e saj

Eli Fara feston ditëlindjen,  dhe Marina ka një urim special për nënën e saj
May 21
10:24 2018

Marina Fara dhe mamaja e saj kanë një lidhje shumë të ngushte me njëra-tjetrën dhe ata përvëç faktit që janë nënë dhe bijë janë edhe shumë shoqe të mira. Kështu janë shprehur gjithmonë dhe kjo duket edhe në intervista por edhe rrjetet sociale. Sot këngëtarja e mirënjohur Eli Fara feston ditëlindjen dhe sigurisht që pitej edhe një urim nga vajza e saj. Marina me disa fjalë nga shpirti ka shprehur të gjithë dashurinë dhe e ka cilësuar zemrën e Elit si vendin më të sigurt të saj.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurtë për mua. Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”- ka shkruar Marina.

Edhe pse me një distancë të madhe në moshë Eli duket sikur të jetë me të vërtetë motra ose shoqja e saj sepse vitët për të ecin vetëm mbrapsht. Edhe stafi i Blitz.al i uron edhe 100 vite të lumtura  Elit.

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje