Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes, aplikacioni rus “FaceApp” mund të jetë duke ju hakuar!

Ekspertët paralajmërojnë: Kujdes, aplikacioni rus “FaceApp” mund të jetë duke ju hakuar!
July 17
14:31 2019

Prej ditësh në rrjete sociale shohim njerëz të ndryshëm që pasi kanë përdorur aplikacionin “FaceApp” publikojnë foto të tyre 50 vite më të moshuar.

Për ju që nuk e dini “FaceApp” modifikon një foto të galerisë suaj ose të momentit dhe ju tregon se si do të dukeni të plakur.

Shërbimi përdor inteligjencën artificiale për të edituar një foto në galerinë tuaj të telefonit dhe transformon imazhin në trefishin e moshës.

Gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve, t’ju lejojë të shihni se si dukeni me mjekër, ndryshoni gjinitë dhe madje dukeni më të rinj.

Aktualisht është  një nga aplikacionet më të shkarkuara për të iOS dhe Android, pasi postimet e #faceappchallenge kanë pushtuar mediat sociale.

Por gjithnjë e më shumë po ngrihen pikëpyetje se sa i sigurt është përdorimi i “FaceApp”?

Shqetësimet fokusohen rreth një klauzole të dyshimtë në aplikacionin, i cili mund të hyjë, të ruajë dhe të përdorë imazhe nga kamera, pa lejen tënde.

“FaceApp” është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg pra i përket rusëve. Dhe mos harroni se “Face App” është në gjendje të ruajë emrin tuaj, të përdoruesit, fotot e madje mund edhe t’i ruajë pasi ta keni fshirë aplikacionin Shumë njerëz janë ankuar në rrjete sociale se në këtë mënyrë jemi duke i dhënë rusëve informacione të të dhënave tona falas. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje