Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive/Video) Xhino kësaj radhe vjen me diçka të paparë ndonjëherë!

(Ekskluzive/Video) Xhino kësaj radhe vjen me diçka të paparë ndonjëherë!
November 24
18:38 2016

Pas bashkëpunimit të tij me reperin Duda, Xhino mesa duket nuk është ndalur, por do të vijë shumë shpejt me një këngë të re e me një klip të ri.

Ai ka postuar vazhdimisht në rrjetet sociale, si Instagram, foto ku tregon se ka gati këngën e re e që ne do ta pëlqejmë shumë. Para dy ditësh, ai postoi një foto bashkë me reperin B Genius e që lajmëronte bashkëpunimin e ri.

Kontaktuar nga Blitz.al, Xhino ka treguar shumë detaje lidhur me klipin, i cili pritet të jetë një klip unik, që nuk është bërë më parë.

“Kënga është bashkëpunim me B Genius, pasi tashmë unë jam pjesëtar i grupit Double-G, ku edhe B Genius është pjesë. Është këngë dashurie dhe jam i sigurt që do t’i pëlqejë shumë publikut”, – ka treguar reperi.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se klipi është diçka që s’është bërë më parë si në vendin tonë, edhe jashtë. “Në klip bëjnë pjesë të gjitha pjesëmarrëset e Miss Globe 2016 dhe janë të gjitha të huaja”, – ka treguar ekskluzivisht Xhino për Blitz.al. “Mesa di unë, asnjë shqiptar apo i huaj nuk e ka bërë diçka të tillë!”.

Kënga titullohet “Tjetër s’ka” dhe si çdo këngë tjetër e Xhinos pritet të jetë një sukses i vërtetë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje