Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) TCH e ndalon të moderojë eventin në shesh, Jonida Shehu qëndron me bashkëshortin në prapaskenë

(Ekskluzive) TCH e ndalon të moderojë eventin në shesh, Jonida Shehu qëndron me bashkëshortin në prapaskenë
June 10
21:46 2017

Mbrëmjen e sotme është përuruar, pas një pune prej 10 muajsh, sheshi “Skënderbej”. Bashkia kishte menduar një sërë aktivitetesh për të gjithë qytetarët e pranishëm në vendin simbol të shqiptarëve. Aktiviteti është moderuar nga aktori i shfaqjes “Equus”, Igli Zarka, por burime pranë bashkisë për Blitz.al kanë treguar  se më herët ishte menduar që ky event  të prezantohej nga  moderatorja e njohur e “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu.

Blitz.al ka mësuar se televizioni në të cilin Jonida  punon, “Top Channel”, nuk e ka lejuar të marrë pjesë si moderatore e këtij aktiviteti. Gjithsesi, ajo ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të qenë prezente në përurimin e sheshit.

E ku ka më mirë se të jesh mbështetësja e njeriut të zemrës. Bashkëshorti i  moderatores, Albi Çifligu, ka qenë skenografi i këtij aktiviteti dhe mbrëmjen e sotme ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga Jonida. Rrallëherë ndodh që Jonida të shfaqet publikisht në evente të tilla me bashkëshortin, por në një moment të tillë ajo ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë, edhe pse, në fakt, vendi i saj duhej të ishte në skenë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje