Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive/Foto) “Lejla”-ja e Elvanës jo vetëm muzikë por edhe…

(Ekskluzive/Foto) “Lejla”-ja e Elvanës jo vetëm muzikë por edhe…
October 04
15:09 2016

Këngëtarja Elvana Gjata shumë shpejt do të sjellë bashkëpunimin  e saj me Capital T dhe 2po2. Kënga me titull “Lejla” ka bërë shumë bujë në media ende pa u publikuar. Por mesa duket “Lejla” ka qenë një ogur i mirë për këngëtaren pasi një tjetër projekt është frymëzuar nga titulli i këngës. Para pak muajsh, Elvana ka hapur në kryeqytet biznesin e saj më të ri të veshjeve, “Altar”.  “Lejla” nuk do të jetë vetëm një këngë, por edhe një koleksion veshjesh. Blitz.al ka kontaktuar me këngëtaren, e cila ka treguar më shumë rreth koleksionit dhe bashkëpunimit me stilistin Valdrin Sahiti.

“Është shumë e thjeshtë. Valdrini ka një lidhje shumë të fortë me muzikën. Sapo e dëgjoi “Lejla” u “çmend”. Kemi bërë shumë qejf gjatë procesit të punës për realizimin e këngës dhe videos. Dhe shumë natyrshëm, pa asnjë strategji, të frymëzuar prej “Lejla”, na lindi ideja të bënim një mini koleksion vetëm në ngjyrë lejla. Në një ndjesi mbretërore, fisnike, të mistershme dhe shumë romancë brenda. Jam e lumtur që miku dhe bashkëpunëtori im, Valdrini, më dha besim në këtë koleksion. Unë mësoj prej tij. Për mua ishte një emocion i ri një eksperiencë e re dhe ngacmuese për të bërë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen. Ekskluzivitetin e këtij koleksioni do ta ketë dyqani “Altar””,- është shprehur Elvana./Blitz.al/

elvana2 elvana1

 

 

Shperndaje