Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Zbulohet konkurrentja e re e “Dance With Me”

October 16
18:53 2017

Javën e kaluar spektakli i “Dance With Me” u mbyll me largimin e Fiori Dardhës, e cila pas një debati me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë vendosi ta linte në mes eksperiencën e vallëzimit.

Prej ditësh mediat janë duke aluduar se kush do të jetë konkurrenti që do të ngjitet në skenë për të vallëzuar, pas ikjes së gazetares së njohur. Burime brenda  “Dance With Me” kanë treguar për Blitz.al se kastit të personazheve të njohur do t’i shtohet dhe aktorja e moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj.

Prej një sezoni Rudina ka nisur në Ora News  emisionin “Mos i fol shoferit” dhe krahas daljeve të saj si moderatore, do e shohim dhe si konkurrente në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me 4”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje