Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(EKSKLUZIVE) Zbulohet kasti VIP dhe formula e “C’est la vie”, nën drejtimin e Marina Vjollcës!

(EKSKLUZIVE) Zbulohet kasti VIP dhe formula e “C’est la vie”, nën drejtimin e Marina Vjollcës!
October 12
16:15 2017

Duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe emisioni i Marina Vjollcës në Tv Klan është gati! Për Blitz.al, burime tregojnë se gjithçka do të nisë në fund të muajit tetor në ekranin e televizionit Klan. E nëse jeni kuriozë se çfarë do të ndodhë më poshtë do ta keni të gjithë informacionin e nevojshëm.

Siç bëjnë me dije burimet për Blitz.al, emisioni do të na  shoqërojë për 11 javë rresht . Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtar/e profesionist/e dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose showbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën. Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë.

Të njëjtat burime theksojnë për Blitz.al se gjithashtu do të ketë një juri prej 4 anëtarësh që do të japin vlerësimet e tyre për performancat.

Burime pranë produksionit të “C’est la vie” kanë zbuluar ekskluzivisht për Blitz.al se disa nga emrat të cilët do të shohim në këtë program do të jenë: Jona Spahiu, Ylli Limani, Jonida Vokshi, Skerdi Faria, Erisa Xhixho, Anxhela Peristeri, Altin Goci, Kristi Karkanaqe,  Ervin Bejleri, dhe Alar Band.

Besojmë se me të gjithë këta emra shumë të njohur dhe njëkohësisht me shumë ndjekës si në rrjete sociale ashtu edhe në impaktin që kanë në publik, me siguri ky sezon rezervon shumë surpriza dhe mbetet për tu parë se cili çift do të mund të këndojë më mirë. /Blitz.al/

Shperndaje